12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Bëhuni rob të sinqertë të Allahut

Më të lexuarat

Fitoni njohuri të dobishme, bëni vepra të mira, mësoni njerëzit urtësi dhe jini të durueshëm kur t’ju qëllojnë gjëra të pakëndshme…

Bëhuni dritë e cila largon errësirën, thirrni në rrugë të drejtë, largoni nga veset, thirrni në vlera, përmirësoni gjendjen në Tokë dhe bëhuni të dashur në qiell, ashtu do të bëheni ‘Hyjnor’. Këshilloni njerëzit, mësoni njerëzit rreth fesë në mënyrën më të bukur, bëni ta dashurojnë Allahun, zgjoni në ta dëshirën për Ahiretin ashtu që të jeni të urtë dhe dijetarë të sinqertë.

Jini të përulur ndaj kësaj bote, të mëshirshëm, të dhembshur, vizitoni të sëmurët, lehtësoni brengat e nevojtarëve, ushqeni të varfrit, ndihmoni të vobektit dhe nevojtarët, qëndroni krahas atyre që u është bërë padrejtësi, të gjithë këta janë cilësi të robërve të Allahut.

Kur është fjala rreth robërve të sinqertë që e praktikojnë fenë, është e mjaftueshme t’u thuhet Hyjnor, kjo është lëvdatë më e bukur dhe më kuptimplote.

Termi “Hyjnor” dijetarët e komentojnë në disa mënyra. Disa paraardhës tanë thoshin që ky term përcakton njeriun i cili e dëshiron me zjarr Ahiretin, ndërsa përmbahet nga mirësitë e kësaj bote. Disa thonë: “Termi ‘Hyjnor’ ka të bëj me njeriun të cilin e takon dhe e përmend Allahun, ndërsa gjatë shoqërimit me të njihesh me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue selem, mënyrën e jetesës dhe sjelljes së tij.” Disa të tjerë thonë: “Ai që ta bën të dashur Allahun, të inkurajon në devotshmëri, të udhëzon në të mira dhe ndalon nga e keqja, ai është ‘Hyjnor’.”

Që njeriu ta arrijë këtë shkallë, duhet gjithmonë të jetë i sinqertë, asnjëherë nuk guxon të bëj vepra për shkak të njerëzve por për Perëndinë, duhet të jetë modest, nuk guxon t’ia lejojë vetes lakminë; duhet të jetë dashamirë i të vërtetës; nuk guxon të mashtroj; duhet ndjekur sunnetin, të ketë vullnet të fortë në kryerjen e urdhrave fetare; ta preferoj Shpalljen mbi arsyen dhe dëshirat.

Autor: Aid el-Karni
Përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit