-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

8 gjërat që duhet të largohesh kur bëhesh musliman

Më të lexuarat

Cfarë gjërave duhet që t’u largohet

1-Duhet të largohet nga shirku me të gjitha llojet dhe format e tij. Shirk është adhurimi i tjetër kënd përveç Allahut. Në të bën pjesë duaja drejtuar të vdekurve, bërja kurban për ta, zotimi për ta etj.

2- Duhet të largohet nga risitë (shpikjet në fe). Ato janë adhurimet të cilat nuk i ka ligjësuar i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush vepron një vepër e cila nuk është në përputhje me këtë çështjen tonë ajo është e refuzuar.” Pra, nuk pranohet.

3- Të largohet nga kamata (me të gjitha format e saj), nga kumari, rryshfeti, mashtimi gjatë marrëdhënieve me njerëzit, të largohet nga shitja e lëndëve dhe gjërave të ndaluara.[4]

4- Duhet të largohet nga kurvëria dhe nga homoseksualizmi.[5]

5- Duhet të largohet nga konsumimi i alkoolit, nga ngrënia e mishit të derrit, nga ngrënia e asaj është therur për dikë tjetër përveç Allahu dhe nga ngrënia e të ngrordhurës.[6]

6- Mos të martohet me jobesimtarët (jobesimtaret) përveç ehlul kitabi (të krishterët dhe çifutët).

7- Të bëhet synet nëse një gjë e tillë nuk e dëmton atë.

8- Nëse ka mundësi që të largohet nga vendet jobesimtare për të shkuar në vendet islame, le ta bëjë këtë. E nëse nuk mundet, atëherë le të qëndrojë në vendin e tij duke u kapur fort në fenë e tij islame.

[4] Allahu Madhëruar thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” El-Maide, 90. Sh.p.

[5] Allahu Madhëruar thotë: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” En-Nahl, 90. Sh.p.

[6] Allahu Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut.” El-Bekare, 173. Sh.p.

 

Salih bin Feuzan el-Feuzani

Përktheu: Unejs Sheme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit