1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Japonia kërkon ndihmën e Turqisë, kundër fenomenit të vetëvrasjes

Më të lexuarat

Një ekspert japonez: Turqve nuk u shkon mendja tek vetëvrasja, pasi marrëdhëniet me Zotin i kanë të forta dhe lidhjet familjare të konsoliduara.Rastet e vetëvrasjeve në Japoni kanë pësuar rritje për çdo vit.

Për ta luftuar këtë fenomen, Japonia ka ngritur një ministri të veçantë, e cila nga e saj ka formuar një ekip ekspertësh për studimin e fenomenit dhe reduktimin e tij. Ekipi në fjalë, ka ndërmarrë një vizitë në Turqi, ku do të takohet me sociologë, psikologë, klerikë fetarë dhe ekspertë, për tu informuar me përvojën turke, vend i cili ka nivelin më të ulët të vetëvrasjeve.
Nacuku Kumaku, një nga ekspertët japonezë thotë:”Botëkuptimi fetar tek turqit është i saktë dhe konsolidimi i familjes është i admirueshëm, gjë e cila i bën të mos u shkojë mendja tek vetëvrasja.”
Japonia shënon nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në vit, ku mesatarja është 30 mijë vetëvrasje për çdo vit, ku burrat zënë 2/3 e rasteve. Ekspertët mendojnë se ky numër i madh vetëvrasjesh, është si pasojë se në besimin fetar të japonezëve, ky akt është i lejuar, madje shihet si vlerë. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit