1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pentagoni zëvendëson Blackberry-in me iOS dhe Android

Më të lexuarat

Pentagoni ka vendosur që të japë telefona me sistemin Android dhe iPhone për më tepër se 100,000 punëtorë të tij.

Është ky një klient të cilin ndoshta vetëm para disa viteve, Research in Motion kurrë nuk do ta mendonte se do ta humbiste, mbase as në skenarin më të keq. Ajo që duket interesante është që largimi nga Blackberry i një institucioni të madhe për të mbështetur një platformë të re të smartfonit nuk është ndonjë lajm kushedi se sa i befasishëm.

Befasi mund të kishte disa vite më parë, por këto ditë mund të duket ngjashëm si kalimi i një ndërmarrjeje nga Windows XP në Windows 7.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për agjencitë qeveritare, çdo lloj ndryshimi si ky është më domethënës. RIM thjesht nuk kishte qenë në gjendje që të kapë trendet e reja në industri.

Edhe institucione të tjera në SHBA kanë braktisur Blackberry-in

Javën e kaluar, Agjencia për Imigracionin dhe Doganat në Shtetet e Bashkuara po ashtu ndërpreu marrëveshjen me Blackberry për të filluar një porositje të shumë iPhone-ve.

Në atë kohë, RIM tha: “Ne kemi miliona konsumatorë qeveritarë në Amerikën Veriore të cilët varen në BlackBerry dhe më tepër se 400,000 konsumatorë qeveritarë nga e mbarë bota përditësuan pajisjet e tyre në vitet e kaluara. Ne jemi të përkushtuar për nevojat mobile të agjencive qeveritare përgjatë botës.”

Fatkeqësisht, së paku 150,000 nga këta konsumatorë së shpejti mund të largohen nga Blackberry.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit