3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni më 11 dhjetor

Më të lexuarat

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski nënshkroi vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Ai tha se si përbërje parlamentare kanë arritur të arsyetojnë besimin që elektorati ju ka dhënë në zgjedhjet e kaluara edhe përskaj të gjitha vështirësive që kanë ardhur si pasojë e krizës politike në vend.
Me këtë akt dhe në pajtim me rregullat e demokracisë përfaqësuese, mandatin ja kthejmë përsëri mbrapshtë popullit i cili është i vetmi autoritet më legjitim të gjykojë, të vlerësojë dhe të vendosë se cili opsion politik duhet ta fitojë nderin por edhe obligimin të udhëheqë me shtetin tonë”, deklaroi kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.
Para firmosje së datës së zgjedhjeve, Veljanovski takoi kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski. Veljanovski nuk tregoi nëse gjatë takimit është biseduar për moszgjidhjen e shkeljes ligjore me numrin e lartë të votuesve në njësitë zgjedhore por tha që ky problem tani është lënë në dorë të KSHZ-së.
“Pas nënshkrimit të sotëm nga ana ime të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, unë do ta dorëzoj vendimin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si organ për zbatimin e zgjedhjeve. Mendoj se ata më mirë mund të përgjigjen në këtë pyetje”, tha Veljanovski.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pritet të miratoi sot afatet ligjore administrative që paraprinë organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Shpërndarja e Kuvendit u miratua dje me shumicë absolute nga deputetët, të cilët paraprakisht hodhën poshtë mundësinë për të diskutuar zgjidhjen e problemit me njësitë zgjedhore dhe ligjet e nevojshme për Prokurorinë Speciale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit