Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për, siç është, ngecjet e mëdha që janë evidentuar në studimin fizibilitetit, në fushën e arsimit dhe të shkencës në Kosovë.
“Ky studim thekson se për të përmbushur obligimet e veta drejt MSA-së, Kosova duhet të rrisë investimet në arsim dhe shkencë. Dihet se buxheti i MASHT-it është tepër i ulët, nën 3% të buxhetit të përgjithshëm, sa gjysma e normës evropiane, ndërsa problemet janë tepër të mëdha dhe kërkohen investime shumë më të mëdha.
Studimi i thekson, si sfida kryesore mungesën e personelit të kualifikuar shkencërisht, numrin e ulët të kandidatëve të regjistruar në studimet doktorale, pamundësinë për hulumtime laboratorike, mungesën e pajisjeve teknike etj.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për mungesën e politikave të duhura në arsim e shkencë dhe i bën thirrje Qeverisë që të heq dorë nga veprimet elektorale.
Sipas kësaj partie, Kosovës i duhet një sistem i arsimit i përparuar, buxhet, sipas normave evropiane, fond për kërkime shkencore dhe kushte shumë më të mira.kohaislame