1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ditëve të fundit vendimi final për “Monstra”

Më të lexuarat

Në Maqedoni kanë mbetur edhe disa ditë para skadimit të afatit për ngritjen e akuzës për personat e dyshuar gjatë operacionit “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Pas dëgjimit të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, Prokuroria do të vendos mbi akuzën, se a mjafton dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur E1 për të ngritur akuzën apo të paraburgosurit do të lihen të lirë pas gjashtë muajve të paraburgimit.

Avokati mbrojtës i të paraburgosurve, Naser Raufi ka deklaruar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur e dhënë të premten e kaluar nuk ka qenë asgjë e rëndësishme në interes të hetimeve. Por sipas tij, kjo dëshmi për gjykatën ka pasur rëndësi të veçantë për tërë procesin.

Avokati Raufi ka deklaruar se kjo dëshmi çon drejt asaj se megjithatë do të ketë akuzë që do të jetë e bazuar dikund”.

Gjykatësi hetues, Vladimir Tufegxhiq, ka deklaruar të kundërtën, duke thënë se janë një numër i madh i dëshmive, që janë në drejtim të ndriçimit të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc.

Dëshmitari i mbrojtur E1 ka qenë i dyti, pas dëshmitarit të parë Haki Haziri, i cili hoqi dorë nga ky status, por u shëndërrua në të akuzuar. Mediat maqedonase kanë thënë se dëshmitari E1 gjatë dëshmisë së tij ka njohur të dyshuarit në fotografi dhe ka qenë dëshmitarë okular i vrasjes.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill të këtij viti ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatarë maqedonas nga Radishani i Shkupit, pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit. Policia pas vrasjes ndërmori një operacion të gjerë “Monstra”, duke arrestuar një grup prej dhjetëra personash përfshirë edhe vajza dhe gra, me dyshimet se ato janë pjesë e grupit terrorist që kryen vrasjen. Mirëpo, pas mungesës së dëshmive, Prokuroria ka ngritur dyshime për tre persona, si kryerës të drejtpërdrejt të vrasjes: Agim Ismailoviq 33 vjeç, Afrim Ismailoviq 32 vjeç dhe Alil Demiri 27 vjeç, dy të fundit janë në arrati. Ndërsa për ndihmë të dhënë në kryerjen e veprës dyshohen Fejzi Aziri 54 vjeç, Ramiz Sejdiu 24 vjeç dhe Haki Haziri, të gjithë nga Shkupi. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit