0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjermania bën 26 vjet e bashkuar

Më të lexuarat

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania edhe zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, por 26 vite më vonë, bilanci duket ndryshe.

Mediet gjermane shkruajnë se në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra Muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Dallimet mes lindjes më të varfër dhe perëndimit të pasur janë të dukshme edhe pas dy dekadave të jetës së përbashkët dhe miliarda eurove të investuara nga perëndimi i pasur, pasi që perëndimi edhe më tutje po mbështetë financiarisht rajonet lindore, angazhim ky i cili nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e gjermanëve.

Në rindërtimin e rajoneve lindore deri në vitin 2010 janë investuar 1.6 miliardë euro, ndërsa sot, të gjithë gjermanët në Perëndim janë të detyruar që për zhvillimin e lindjes të ndajnë një shumë të caktuar nga pagat e tyre.

Sa i përket eksportit, vlerësohet se ai nga rajonet perëndimore të Gjermanisë është dhjetë herë më i lartë se ai nga rajonet lindore

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit