2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Izraeli i paguan 20 milionë dollarë dëmshpërblim Turqisë

Më të lexuarat

Izraeli të premten i pagoi Turqisë 20 milionë dollarë dëmshpërblim për tragjedinë në anijen Mavi Marmara të vitit 2010, e cila ishte nisur të shpërndajë ndihma humanitare në Gaza, thonë burimet diplomatike turke, raporton AA.

Më 20 gusht Parlamenti turk miratoi marrëveshjen, e cila përfshinte pagesën prej 20 milionë dollarësh që duhej të paguante Tel Avivi për familjet e viktimave, si pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit, pas një tensionimi 6-vjeçar të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit u tensionuan në maj të vitit 2010, kur komandot izraelite vranë 10 aktivistë humanitarë turq në anijen Mavi Marmara, e cila ishte drejtuar për në Gaza për të shpërndarë ndihma humanitare.

Menjëherë pas sulmit, Turqia i kërkoi Izraelit që të kërkojë falje zyrtarisht, dëmshpërblim për familjet e të vrarëve, dhe heqjen e bllokadës së Izraelit ndaj Gazës.

Në vitin 2013, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu keqardhje lidhur me incidentin ndaj kryeministrit të atëhershëm të Turqisë (tani president), Recep Tayyip Erdoğan.

Përveç dëmshpërblimit, Izraeli është dakorduar edhe për praninë humanitare të Turqisë në Rripin e pushtuar të Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit