-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kasami: Të flasësh për bashkim kombëtar e mos të kesh ujë të pijshëm, e ajër të pastër është hipokrizi (Video)

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ftuar në intervistën “Saktë” ka shpalosur objektivat dhe qëllimet e kësaj partie politike e cila për herë të parë garon në zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni. Ai ka treguar se pse shqiptarët e Maqedonisë duhet ta zgjedhin këtë opcion politik si dhe ka shpalosur disa pjesë të platformës zgjedhore.

Kasami ka folur edhe për bashkëpunimin me RDK – në, angazhimin për bashkimin e opozitës shqiptare, si dhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Maqedonisë. Lidhur me këtë ai ka fajësuar udhëheqësit e deritanishëm politik të shqiptarëve, ndërsa pretendon se partitë maqedonase pas 11 dhjetorit do të kenë të bëjnë me elita të reja politike shqiptare që do t’i përfaqësojnë me dinjitet interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Ta biesh situatën që shqiptarët e Maqedonisë mos të kenë rrugë, mos të kenë ujë, mos të kenë kanalizime, që shqiptarët e Maqedonisë mos të kenë ujë të pijshëm, mos të kenë ajr te pastër që fëmijët tanë të helmohen dhe të vdesin çdo ditë nga kanceri dhe të flasësh për bashkim kombëtar vërtetë që është hipokrizi mbi çdo hipokrizi”, ka deklaruar Bilall Kasami i pyetur lidhur me proklamimin e bashkimit kombëtar nga ana e disa partive shqiptare në kohë fushatash parazgjedhore.

Intervista “Saktë” me autor Xhevdet Pozhari transmetohet të enjten në ora 22:00 në portalin Sakte.net dhe televizionin First Channel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit