-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Partia e Drejtësisë shkarkoi Ferid Aganin, kryetar i ri Sylejman Çerkezi

Më të lexuarat

Partia e Drejtësisë, më 28 shtator 2016, mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin morën pjesë 112 delegatë, të cilët në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm, Ferid Agani, njofton kumtesa partiake,

Po ashtu me 110 vota pro dhe dy kundër Kryetar i ri u zgjodh Sylejman Çerkezi, ndërsa u zgjodhën edhe organet tjera të partisë, si kryesia, Këshilli Drejtues, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Kundër kandidat i Çerkezit ishte Avni Tafili, i cili në momentet e fundit u tërhoq nga gara.

Në Kuvend morën pjesë përfaqësuesit e 21 nga 24 degë sa ka gjithsej partia, ndërsa ishin të pranishëm 16 kryetarë të degëve.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë së Drejtësisë u monitorua edhe nga përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe mediet.

Kryetari i sapo zgjedhur Sylejman Çerkezi deklaroj se: Prioriteti ynë është unifikimi i spektrit politik të programeve konservatore në Kosovë, si dhe artikulimit më përmbajtësor të programit të Partisë së Drejtësisë, thotë në fund kumtesa e kësaj partie nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i saj Fidna Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit