2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çfarë ishte Spahiu?

Më të lexuarat

Spahiu ishte feudal osman që zotëronte feud (timar) me të ardhura vjetore deri në 20.000 akçe. Spahiu e gëzonte timarin me kusht që të shkonte në luftë si kalorës i armatosur me shpenzimet e veta sa herë që e quante të nevojshme pushteti qendror. Kur nuk i përgjigjej thirrjes, spahiu zhvishej nga feudi, kurse po të kryente mirë shërbimin ushtarak shpërblehej me zmadhimin e feudit. Zotërimi i timarit nuk ishte i përjetshëm, por i biri i spahiut mund të trashëgonte timarin nëse ai përmbushte detyrimet që kishte i ati. Në shek.XV-XVI spahinjtë përbënin pjesën dërrmuese të klasës feudale, si dhe forcën më të rëndësishme ushtarake të Perandorisë Osmane në përgjithësi e po ashtu të trevave shqiptare në veçanti. Me shthurjen e sistemit të timarit u dobësua pozita ekonomike, shoqërore e politike e spahinjve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit