Nesër në Stamboll të zhvillohen bisedimet e 53-ta eksploruese ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.
Pas vizitës, që ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, realizoi javën e kaluar në Athinë, bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë atje ku kanë mbetur.
Bisedimet eksploruese, që synojnë zgjidhjen e problemeve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë sa i përket Detit Egje, kanë filluar në vitin 2002.
Gjatë vizitës së ministrit Davutollu në Athinë u vendos gjithashtu që takimi i Këshillit Turko-Grek të Bashkëpunimit Strategjik në Nivele të Larta të mbahet në muajin janar 2013.