-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dr. Shefqet Krasniqi: Vaso Pasha nuk tha bre se “kisha e Milosheviçit n’midis Prishtinës është feja e shqiptarit” !

Më të lexuarat

Preshevë  -“Dikur patrioti shqiptar, Pashko Vasa, duke parë rrezikun e manipulimit grekë mbi Shqipërinë nëpërmjet ortodoksisë, i drejtua kombit duke thënë: ‘Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është Shqiptaria’. Ky patriot shqiqiptar sikur te ishte sot gjalle sigurisht do te ishte në mesin e protestës se studentëve ne Prishtine dhe do te thoshte se “kisha e Miloshivicit n’midis Prishtinës nuk eshte feja e shqiptarit”!..” ka thenë intelektuali dhe imami i njohur shqiptar dr, Shefqet Krasniqi ne nje bisede për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Imam Krasniqi: Ose, ose qe s’merren vesh, ajo kishe te behet muze për krime dhe  gjenocidin serb mbi shqiptaret qe ju shkaterroi shkollat dhe xhamitë!

Politikajt tane në Kosovën tonë në vend se të merren ne luften kunder krimit te organizuar, korrupcionin, prostitucionit.. mjerisht ditëve te funit merren me xhamia e shamia per hater te Serbise dhe diallgut me Beogradin. Prandaj, në Kosovën tonë sot pothuajse çdo gjë ka degraduar dhe gjithçka shfrytëzohet për poenta politike. Nisur nga arsimi e gjerë te ‘feja’ pothuajse secili person në këtë vend punon sipas interesave politike, e jo sipas të vërtetës dhe asaj që ia do zemra, kjo po vërtetohet për çdo ditë në çdo lëmi apo fushë.

Madje në nje bisede te mehershme te imam Karsniqit lidhur me muret  e Kishës ortodokse n’midis Prishtinës , te njour si objekt i Miloshevicit dhe Arkanit ai  per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka pohuar se “qeveria e Kosovës nese vertete eshte kembengulese ne mbrojtje te kesaj kishe te Beogradit , atëhere te mundesohet ndertimin e një xhamie e po atyre dimensioneve aty afër diku, mes dy kishave, mes katedrales dhe kesaj ortodokses, per te deshmuar tolerancen, bashkejetesen  dhe multikonfesionalitetin, aq me teper kur dihet se shumica ne Prishtinë dhe  Kosove jane muslimanë. Ose, fund te fundit  qe s’merren vesh, ajo kishte  te behet muze për krime dhe  gjenocidin serb mbi shqiptaret qe ju shkaterroi shkollat dhe xhamitë!”

Për derisa deputetët tanë po hahen e shahen mes vete, në veri të vendit serbët po fshijnë çdo gjurmë shqiptare. Derisa Serbia shakterroi qindra xhamni ne kryeqytetin serbe, bashelpuntorret e ti ja arritin te shkaterroj edhe nje xhamni tjeter ne Veri te Kosovës, ate ne Mitrovicë, e cila ishte me shume se xhami, duhej te ishte momument historik e ruajtur nga UNESCO.  Ura e Ibrit, e cila e ndan Mitrovicën në dy pjesë, po i përngjanë ‘Urës së Shenjtë’ të cilën e mësonim dikur nëpër përralla e legjenda për fëmijë. Ajo që ndërtohet gjatë gjithë ditës, me djersë e me mund, prishet gjatë natës me hile e dredhi.

 

 

 

Sido që të jetë, menjëherë matanë urës deri në luftën e fundit ekzistonte një xhami e njohur si Xhamia e Ibrit, të cilën serbët e dogjën dhe e rrënuan gurë me gurë gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht në Prill të vitit 1999. Sikur në hilet e legjendës së ‘Urës së Shenjtë’, ‘zanat serbe’ mbi rrënojat e kësaj xhamie ndërtuan një park. Natyrisht parku është një simbol i paqes dhe mirëqenies, ndërsa për të mbuluar krimet serbet janë mjeshtër. Dikur patrioti shqiptar, Pashko Vasa (Vaso Pasha), duke parë rrezikun e manipulimit grekë mbi Shqipërinë nëpërmjet ortodoksisë, i drejtua kombit duke thënë: ‘Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është Shqiptaria’. Ky patrito shiptar sikur te ishte sot gjalle sigurisht do te ishte në mesin e protesës se studentëve ne Prishtine dhe do te thoshte se “kisha e Miloshivicit n’midis Prishtinës nuk eshte feja e shqiptarit”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit