17.2 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

PENTAGONI THEKSON MASAT E SIGURISË NDAJ SULMEVE KIBERNETIKE

Më të lexuarat

Ushtria amerikane theksoi ndjeshëm masat e sigurisë kundër sulmeve kibernetike, që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, u shpreh dje shefi i Pentagonit, Leon Panetta.

“Masat e sigurisë përcaktojnë se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk ka vetëm përgjegjësinë për të mbrojtur rrjetet e tij, por ka gjithashtu përgjegjësinë për të mbrojtur vendin dhe interesat kombëtare kundër një sulmi kibernetik”, deklaroi Panetta në Nju Jork.

“Ne nuk do të arrijmë të parandalojmë një sulm kibernetik vetëm përmes masave të sigurisë. Në qoftë se do të përballemi me një sulm të tillë, që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme fizike apo vdekjen e qytetarëve amerikanë, ne duhet të veprojmë për të mbrojtur vendin”, theksoi shefi i Pentagonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit