0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vaksinohen mbi 22 mijë krerë gjedhe

Më të lexuarat

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës edhe këtë vit ka vazhduar me vaksinim kundër sëmundjes se antraksit. Antraksi (Anthrax) është sëmundje akute bakteriale, febrile e cila prek të gjitha kafshët përfshire edhe njeriun. Kafshët dhe njerëzit të cilët preken nga ky bakter kryesisht kanë përfundim fatal.

Shpërthimet e sëmundjes me Antraks kryesisht janë të lidhura me tokat të cilat kanë përmbajtje alkaline dhe gëlqerore, e të cilat shërbejnë si “zona inkubatori” për këto mikroorganizma. Kafshët që kullosin në këto zona janë më të predispozuara që të marrin këta mikroorganizma dhe të infektohen.

Sa i përket sëmundjes së Antraksit, Kosova konsiderohet si zonë endemike. Në vitin 2011 kemi pasur një shpërthime të sëmundjes së Antraksit në regjionin e Prizrenit (Jugu i Kosovës).

“Bazuar në të dhënat epidemiologjike të sëmundjes në vendin tonë, efektet dhe peshën e kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në kuadër të planit nacional mbi kontrollin dhe preventivën e sëmundjeve infektive e parazitare, ka përfshi vaksinimin e të gjitha kafshëve kundër sëmundjes së antraksit përgjatë brezit kufitar të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të AUV-së.

Këtë vit janë përfshirë 15 komuna (Gjakova, Deçani, Gjilani, Istogu, Prizreni, Dragashi, Vitia, Pejë, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kaçaniku, Shtërpca, Podujeva, Prishtina dhe Kamenica) që janë të kufizuara me shtetet fqinje: Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi. Fushata e vaksinimit është zhvilluar gjatë muajve Prill dhe Maj, ku gjithsejtë janë vaksinuar 22,350 krerë gjedhe. Aksionin për vaksinim e kanë kryer praktikat veterinare private të kontraktuara nga AUV ndërsa përfitues të këtij projekti kanë qenë fermerët e përfshirë në vaksinim të cilët kanë qenë të liruar nga pagesat.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit