-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Filipine: Për tre muaj policia ka vrarë 2400 njerëz

Më të lexuarat

Prej se ka marrë detyrën presidenti i Filipineve Rodrigo Duerto, për tre muaj janë vrarë së paku 2400 njerëz.
Shumica e vrasjeve, narkomanë dhe narkodilerë janë shënuar si “vrasje në hetime” dhe nuk thuhet nëse i ka vrarë Policia, transmeton AFP.
Policia zyrtarisht ka vrarë 1011 të dyshuar nga ardhja e Dutertes në krye të presidencës para tre muajve derisa janë regjistruar edhe 1391 vrasje nën shenjën si “vdekje aksidentale nën hetime”.
Duerte gjatë fushatës parazgjedhore ka premtuar se “do të ndërpresë narko krimin ashtu që do të vrasë dhjetëra-mijëra narkodilerë”.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë dënuar vrasjet pa gjyq por Duterte ka hedhur poshtë kritikat dhe ka premtuar se do të rrisë aksionet që përfshijnë edhe bastisjet e Policisë “derë më derë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit