-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Profesionet më depresive

Më të lexuarat

Depresioni është sëmundje gjithnjë e më e pranishme. Është shkak i shumë vetëvrasjeve.
Njerëzit depresivë ndihen të vetmuar, shpesh ndryshojnë disponimin dhe sjelljen. Ka shkaqe të ndryshme të depresionit, ndërsa një nga shkaqet mund të jetë edhe puna të cilën e bëni.
Kujdestarët dhe edukatorët

Kujdestarët dhe edukatorët janë në maje të listës së profesioneve më depresivë. Dita e punës përbehet nga të ushqyerit, larja dhe kujdesi për tjerët, të cilët shumë shpesh nuk janë në gjendje të shprehin falënderimin për shkak se janë shumë të vegjël apo të rinj, apo të vjetër dhe të sëmurë. Është stresuese dhe depresive të shikohen njerëzit që janë të sëmurë dhe të qëndrohet në një mjedis ku nuk ka energji pozitive.
Kamerierët

Punëtorët që shërbejnë ushqim dhe pije zënë vendin e dytë sa i përket depresionit. Ata shumë shpesh kanë rrogë të ulët, ndërsa puna është shumë lodhëse. Kjo shpesh është punë mosmirënjohëse, ndërsa njerëzit të cilët shërbehen mund të jenë përbuzës dhe mosmirënjohës.
Punëtorët socialë

Kjo e dhënë me siguri nuk ju befason. Ballafaqimi me fëmijët e lënë dhe të keqtrajtuar ose familjet në buzë të ekzistencës mund të jetë jashtëzakonisht stresuese. Punëtorët socialë shumë shpesh duhen të sakrifikojnë, të punojnë edhe jashtë orarit të punës. Shpesh punojnë edhe me rastet më të rënda të njerëzve, prandaj nuk është çudi që janë të ekspozuar ndaj stresit dhe depresionit.
Punëtorët shëndetësorë

Kjo përfshin mjekët, infermieret, terapeutët dhe profesionet e ngjashme. Ata çdo ditë ndeshen me sëmundjet, traumat dhe vdekjen. Botën më së shpeshti e përjetojnë si vend të pikëlluar. Punëtorët shëndetësorë shpesh nuk kanë orar të punës, me orë dhe ditë të tëra luftojnë për jetën e dikujt.
Artistët, argëtuesit dhe shkrimtarët

Këto profesione shpesh nënkuptojnë rroga jo të rregullta. Njerëzit që merren me këto punë janë jashtëzakonisht kreativë dhe dihet fakti që njerëzit kreativë janë më të prirë ndaj depresionit se të tjerët për shkak të arsyeve akoma të panjohura. Ata shpesh vuajnë nga çrregullimi bipolar dhe çrregullimet e padiagnostikuara të disponimit.
Arsimtarët

Puna e arsimtarëve është gjithnjë e më kërkuese. Shumë punojnë pas shkollës, dhe pastaj edhe në shtëpi. Shpesh janë nën presion të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Kjo mund të jetë e vështirë për arsimtarët dhe të reduktojë efikasitetin e tyre në punë.
Personeli administrativ

Njerëzit në këtë fushë shumë shpesh përballen me pritje të mëdha nga eprorët dhe klientët. Mund të kenë ditë të paparashikueshme, të qëndrojnë më gjatë në punë për shkak të detyrave dhe afateve.
Punëtorët në mirëmbajtjen e instalimeve

Ata telefonohen vetëm kur diçka shkon keq, por ata merren çdo ditë me këtë gjë. Në parim nuk kanë orar të punës, dhe janë të paguar shumë pak. Shpesh punojnë vetëm, që mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Këshilltarët financiarë dhe kontabilistët

Njerëzit nuk dëshirojnë të merren as me financa të tyre, e lëre më me të huajat. Këshilltarët financiarë dhe kontabilistët udhëheqin qindra, mijërat apo edhe milionat e njerëzve të tjerë. Përgjegjësia e tyre është jashtëzakonisht e madhe, duhet të kenë kujdes se çfarë do t’i këshillojnë klientët.
Shitësit me pakicë

Shumë shitës me pakicë punojnë me provizion, çka do të thotë që të ardhurat nuk i kanë të sigurta. Disa udhëtojnë, shpesh kalojën kohën larg nga shtëpia, familja dhe miqtë. Të gjithë këto arsye janë të mjaftueshme për krijimin e depresionit.
Herën tjetër kur të përdorni shërbimet e këtyre profesioneve, jini më të sjellshëm, më gazmorë, mos u shfryni në ta, bëjuni komplimente sepse depresioni është sëmundje serioze, ndërsa një fjalë e bukur mund t’i ndihmojë me të vërtetë personit depresiv.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit