3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Plan trepikësh për të ndalur zgjedhjet serbe në Kosovë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të përmbushin obligimet e tyre dhe të mos lejojnë që nga rrugët alternative të futen në Kosovë politikanë serbë. Ai ka thënë se janë partnerë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe nuk mund të urdhërojnë një gjë të tillë.

Ndërsa sa i përket mbajtës se zgjedhave serbe në Kosovë, Rexhepi ka përsëritur se ekziston plani tre pikësh për t’i parandaluar ato.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për arrestimet që i ka bërë Serbia, duke thënë se edhe njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë mundur të arrestojnë pjesëtar të MUP-it serb dhe të bëjnë show, por, sipas tij, Kosova nuk e udhëheq poetikën e hakmarrjes dhe politikën fëmijërore, që po e bënë shteti serb.

Këto komente Rexhepi i ka bërë pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Naim Shahin./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit