-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Historia rrëqethëse e zhdukjes së fëmijëve shqiptarë në Britani

Më të lexuarat

Shumë prej të rinjve shqiptarë që mbërrijnë në Britani të Madhe si refugjatë janë zhdukur.

Hetimi është ndërmarrë nga media “BuzzFeed News”, që tregon histori rrëqethëse se si fëmijë të moshës 15 vjeç ndodhen në rrezik nga trafikantët dhe shfrytëzohen në ndërtim dhe vende të rrezikshme.

Në qendër të artikullit të publikuar është Bekimi, një i ri shqiptar që ka kaluar peripeci në rrugëtimin e tij drejt “tokës së premtuar”, përcjell Shekulli.
“Kur ishte adoleshent Bekimi u largua nga Shqipëria. Ai u detyrua të largohej pasi mafia lokale u përpoq që të vriste babanë e tij. Bekimi udhëtoi në Spanjë dhe aty u takua me kontrabandistët, që i premtuan një jetë në Mbretërinë e Bashkuar”, transmeton Shekulli shkrimin e portalit amerikan. I mituri tregon se kontrabandistët duhet të paguhen me rreth 6 mijë paundë që të kryejnë shërbimin e caktuar.

“Duhet t’i paguash shumë, rreth 6 mijë paundë. Nëse nuk keni para, mund ta shlyeni pagesën duke punuar për ta sapo të jeni në Mbretërinë e Bashkuar. Trafikantët më thanë se do të kem një jetë më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata më thanë se mund të punoj për ta dhe t’i ndihmoj të shesin gjëra. Unë u besova”, rrëfen Bekimi.

“Kur Bekimi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ai ishte nën kujdesin e shërbimeve sociale. Punonjësit social ndërmorën veprime duke bashkëpunuar me strukturat antitrafik dhe shërbimet humanitare”, vijon artikulli në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit