8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdoğan: Jemi të vendosur për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e emërimeve dhe selektimeve në Qendrën Kulturore dhe Kongreseve Kombëtare Beştepe, për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në institucione dhe organizatat publike, tha se ka nisur një operacion kundër organizatave terroriste në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan duke u shprehur se operacioni “Mburoja e Eufratit” ka nisur që nga ora 04.00, ka theksuar se “Kushdo që përbën një element kërcënues për Turqinë, ky komb është dhe do të jetë përballë me ushtrinë, policinë, ruajtësit dhe me popullin.”

Pasi ka vënë në dukje se për shkak të sulmeve të kryera ndaj Turqisë është kaluar në veprim ai ka theksuar më tej se “Këto sulme të kryera nga Siria ndaj vendit tonë në Gaziantep, Kilis dhe në rajonet e tjera fatkeqësisht e kanë sjellë këtë punë në këtë pikë. Tashmë thamë që kjo është fundi ‘këtë çështje duhet ta përfundojmë këtu‘ dhe që nga ora 04.00 e këtij mëngjesi ka nisur ky proces. Tashmë ne duhet ta zgjidhim këtë çështje. Dikush po sfidon që ‘Siria do të jetë kështu, ashtu për Turqinë‘. Edhe unë nga këtu po i drejtohem atyre që ju bëni llogaritë se çfarë do të bëni”.

“E gjithë njerëzia është përgjegjëse” 

Duke vënë theksin në rëndësinë e luftës së përbashkët Erdoğan u shpreh: “Nëse nuk arrihet një konsensus ndërkombëtar në botë kundër terrorizmi për këtë është përgjegjëse e gjithë njerëzia. Për këtë është kusht të luftohet bashkërisht. Ne që në fillim nuk kemi patur asnjë qëllim, veprim përveçse kemi zgjatur dorën në ndihmë të vëllezërve tanë sirianë që kemi lidhje të forta historike.”

“Këtë vendosmëri tonën dua t’ia shpreh edhe njëherë të gjithë botës: Turqia nuk to të pëlqejë kurrë ‘u bë mbaroi’, lojën që po përpiqet të vihet në skenë në Siri. Nëse do të jetë e nevojshme duke përdorur të gjitha mundësitë madje duke vendosur dorë vetë jemi të vendosur të ruajmë integritetin territorial të Sirisë dhe të mundësojmë që ky vend të drejtohet me vullnetin e popullit të saj”, ka shtuar Erdoğan.

Erdoğan, duke theksuar se organizatat terroriste nuk do të mund ta përçajnë popullin turk, tha se “E rishpreh përsëri, nuk do t’ia arrini. Nuk do të mund ta përçani popullin tonë, nuk do ta ulni dot flamurin tonë, nuk do ta përçani dot atdheun tonë, nuk do ta rrënoni dot shtetin tonë, nuk do të mund të bëni që ezanet të heshtin, nuk do të mund ta gjunjëzoni këtë vend.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit