-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Papa ka gjasë të falë ish-shërbëtorin e tij

Më të lexuarat

Vatikani ka thënë se Papa Benedicti XVI ka gjasa të falë ish-shërbëtorin e tij, Paolo Gabriele, i cili është dënuar me 18 muaj burgim për vjedhjen e dokumenteve të papatit dhe kalimin e tyre në shtyp.

Zëdhënësi i Vatikanit, ati Federico Lombardo, u ka thënë gazetarëve se “falja është një opsion konkret dhe i mundshëm”.

Ai ka thënë se Gabriele, i cili është dënuar sot nga Gjykata e Vatikanit, nuk është transferuar ende në burg dhe se mbetet në arrest shtëpiak.

Vendimi i sotëm vjen pas apelit emocional të Gabrieles, i cili ka thënë se nuk është hajdut dhe se ka vepruar nga dashuria e thellë për Kishën dhe Papën.

Dokumentet e vjedhura kanë përfshirë letra që flisnin për korrupsion të dyshuar në marrëveshjet biznesore të Vatikanit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit