2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dacic këmbëngul për ndarje të Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme e drejtë.
Ai këto komente i ka bërë për gazetën “Delo”. Kryeministri serb ka theksuar se bëhet fjalë për qëndrim të tij personal dhe se për të nuk insiston sepse “qëndrimet e veta nuk mund t’i imponojë…”.

“Ende gjithnjë mendoj kjo është zgjidhja më e shpejtë, më e mirë dhe më e drejtë, e cila është e pranueshme si për shqiptarët ashtu dhe për serbët, sepse ajo respekton interesat e tyre legjitimë”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “qeveria natyrisht se përpiqet për zgjidhje paqësore dhe vazhdimin dialogut Beograd – Prishtinë”.

Ky dialog “sipas mendimit tonë duhet të përfshijë edhe çështje politike e jo vetëm ato teknike”, ka thënë Dacic, transmeton “Koha”.

Kryeministri serbe ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës “nuk mund të jetë e plotë po qe se nuk ka pajtueshmëri dhe marrëveshje me Serbinë.” Ai ka thënë po ashtu se BE nga Serbia nuk e pret njohjen e Kosovës.

“Me mua për këtë kërkesë të Brukselit askush nuk ka folur as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht”, ka thënë Dacic, dhe ka thënë se është e nevojshme të gjendet zgjidhja “që të ruhen interesat shtetërore kombëtare ashtu që Serbia nuk do të ketë nevojë ta njohë Kosovë…”.

“Vëni e Serbisë para dilemës që, nëse do të hyjë në BE duhet ta njohë Kosovën është shumë e dëmshme sepse kjo e shton disponimin anti-evropian edhe ashtu mjaft të lartë”, ka thënë Dacic për gazetën sllovene.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit