1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeparlamentari u bën thirrje partive për debat rreth referendumit

Më të lexuarat

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kërkon pjekuri nga partitë politike për bisedimet me Serbinë dhe për idenë që vendi t’i nënshtrohet referendumit për këtë çështje, raporton KTV. Krasniqi ka thënë se nuk do të shfaqë qëndrimin e tij karshi kësaj kërkese, por që, sipas tij, partitë politike kosovare duhet të zhvillojnë një debat dhe të dilet me një qëndrim të përbashkët karshi zhvillimit të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë. Ai disa herë ka ripërsëritur se në politikën dhe shoqërinë kosovare ka nevojë për një debat dhe se këtë nuk mund të mohojë askush.

I pari i Kuvendit nuk ka folur për atë nëse ekziston ose jo ligjshmëria për mbajtjen e referendumit, ai ka potencuar se partitë politike duhet të vendosin ura të komunikimit, në mënyrë që të arrihet një qëndrim i përbashkët, duke pasur parasysh edhe kushtetutshmërinë.

Nga ana tjetër, idenë e referendumit e kanë kundërshtuar partitë në pozitë, PDK-ja e ka quajtur humbje kohe këtë fakt, ndërsa Vetëvendosja thotë se referendumet janë të mira, por duhet krijuar baza ligjore, pasi që ende nuk është hartuar ligji për referendumin.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit