20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Edhe tetori verë

Më të lexuarat

Meteorologët e rajonit paralajmërojnë se edhe muaji tetor do të jetë me mot të ngrohtë. Në dhjetëditëshin e parë të muajit do të dominojë kryesisht mot i ngrohtë me temperaturën më të lartë të ditës, nga 23 deri më 28 gradë, transmeton QIK-u njoftimin. Shi do të bjerë më 2, 3 dhe 8 tetor.

Në dhjetëditëshin vijues – nga 11 deri më 19 tetor, po ashtu do të vazhdojë mot i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat më të larta do të jenë nga 19 deri më 25 gradë, rreth 17 tetorit dhe 18 tetorit – deri 28 gradë.

Sipas meteorologëve shira do të ketë nga 11 deri më 13 dhe 18 e 19 tetor.

Deri në fund të muajit do të jetë kryesisht mot i ngrohtë dhe i thatë, me temperaturat më të larta nga 16 deri më 23 gradë. Shirat parashihen nga fundi i muajit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit