0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Këtë vit Arabia Saudite – pret 1.5 milion haxhinjë

Më të lexuarat

Komisioni saudit për haxh ka bërë të ditur se këtë vit pret 1,5 milionë haxhinjë nga brenda dhe jashtë vendit.

Komisioni u mblodh nën kryesimin e emirit të Mekës princit Khalid al-Faisal, ku janë paraqitur raporte të ndryshme për aranzhimin e pritjes të mysafirëve të Allahut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të agjencive të shumta publike dhe private të përfshira në ofrimin e shërbimeve për haxhinjët, duke diskutuar çështje të ndryshme në lidhje me haxhin.
Këtë vit, më shumë se 23.000 punëtorë janë përgjegjës për mirëmbajtjen e pastërtisë në Meke dhe vendet e shenjta.

Grupi i parë i haxhinjëve këtë vit mbërriti të enjten, më 04.08. në Xhidde dhe Medine nga nënkontinenti indian. Haxhinjët e parë erdhën nga Nju Delhi, në Aeroportin Ndërkombëtarë Princi Muhamed në Medine.
Më pas erdhën haxhinjën e Pakistanit, derisa haxhinjët e parë në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz në Xhiddah erdhën nga Daka, Bangladesh.

Gjithsej 143,370 haxhinjë nga Pakistani dhe 136,020 haxhinjë nga India do të kryejnë haxhin këtë vit. Grupi i parë i haxhinjëve nga vendet jo-arabe afrikane mbërriti të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar në Xhidde nga Afrika e Jugut.

Këtë vit, 1,000 palestinezë, do të kryejnë haxhin si mysafirë të Mbretit Selman.

Më shumë se 7,000 punëtorë nga 27 agjencione qeveritare dhe private janë përfshirë në zbatimin e haxhit, gjatë 75 ditëve të sezonit të Haxhit. Sipas planit, ardhja e haxhinjëve pritet nga 4 gushti deri në 5 shtator, ndërsa largimi i tyre nga 17 shtatori deri më 16 tetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit