2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

73 të vdekur nga aksidentet, për 8 muaj

Më të lexuarat

Asgjë nuk po bën punë. As fushatat e shumta që ka ndërmarrë Policia e Kosovës, e as spotet e ndryshme publicitare për vetëdijesimin e rrezikut nga aksidentet e trafikut. Asnjëra nga këto nuk po ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve në Kosovë.

Këtë më së miri e tregojnë statistikat policore të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, të cilat tregojnë tendencë rritjeje. Vetëm prej janarit të këtij viti e deri me tani, kanë ndodhur 70 aksidente fatale, në të cilën kanë gjetur vdekjen 73 persona, shkruan gazeta Express.
Nga 82 aksidente fatale sa janë shënuar vitin që e lamë pas, në të cilat kanë gjetur vdekjen 100 persona gjatë gjithë vitit, shihet qartë se numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është rritur në përmasa të mëdha.

Siç informon Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore duke përfshirë këtu aksidentet me fatalitet, ato të rënda dhe të lehta, këmbësorë të lënduar, aksidente godit dhe ik si dhe raste të tjera të aksidenteve që kanë ndodhur vitin e kaluar, përbëjnë shifrën e përgjithshme në 12 mijë e 428 aksidente.

E të gjitha këto statistika, sipas policisë, janë tejet shqetësuese. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, kjo shifër vetëm për periudhën gjashtëmujore të vitit 2012, ka kaluar numrin e përgjithshëm të aksidenteve të vitit 2011.
“Deri më tani, në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 13 mijë aksidente rrugore, numër ky që kalon shifrën e aksidenteve rrugore të vitit të kaluar”, pohon Sadriu duke shprehur shqetësimin e tij për rritjen drastike të këtyre aksidenteve.

Ai më tej thekson se deri më tani, është rritur për 5.41 për qind numri i përgjithshëm i të gjitha aksidenteve të ndodhura në rrugë, e nëse ky trend i të aksidentuarve siç shprehet ai, vazhdon edhe për periudhën tjetër të vitit, kjo përqindje shqetësuese do të rritet dukshëm.

“Periudhat e verës janë ato më të bujshmet në këtë aspekt”, shprehet ai duke kujtuar numrin e aksidenteve të trafikut që ndodhën vitin e kaluar ku humbën jetën shumë persona, duke përfshirë këtu edhe emigrantët, të cilët kishin ardhur të kalonin pushimet në Kosovë.

Edhe pse, siç thotë ai, nëpër rrugët magjistrale dhe ato më kryesore ka patrullim të vazhdueshëm të policisë, kjo gjë nuk i parandalon dot të ‘apasionuarit’ e shpejtësisë, të cilët siç tregon ai, janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Si rezultat i pakujdesisë gjatë ngasjes dhe shpejtësisë së tepruar, humbin jetën jo vetëm drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre, por në shumicën e rasteve, edhe këmbësorë të rastit.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, si pasojë e aksidenteve në rrugë kanë vdekur 29 këmbësorë dhe janë lënduar 667 të tjerë, ndërsa që nga janari i vitit 2012, kanë gjetur vdekjen nga të tilla aksidente 22 këmbësorë dhe janë lënduar 655 të tillë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit