22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

VDES STUDENTI MAQEDONAS, U RRAH BRUTALISHT NGA AKTIVISTËT E “AGIMIT TË ARTË”

Më të lexuarat

Një student maqedonas ka ndërruar jetë pasi u rrah brutalisht nga aktivistë të partisë fashiste greke “Agimi i Artë” në Selanik.

Rrahja brutale e studentit Aleksandar Samarxhiev ka ndodhur të premten në mbrëmje, kur ai është kapur nga aktivistët e kësaj partie, të cilët e kanë rrahur brutalisht, duke e porositur dhe kërcënuar që të heq dorë nga identiteti maqedonas dhe të ndryshojë mbiemrin, raportuan mediat maqedonase.

Samarxhiev ishte i njohur pranë opinionit në Selanik dhe policinë e atjeshme për aktivitetet e tij politike, në kuadër të lëvizjeve qytetare për të drejtat e pakicës sllavo – maqedonase në Greqi. Ai më parë ishte kapur nga policia e Selanikut për vendosjen e flamurit maqedonas pranë një stacioni policor dhe paralajmërimet për valëvitjen e flamurit në protestat antigreke.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit