0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Afganistan: 80 të vrarë, sot Ditë Zie

Më të lexuarat

Presidenti Ghani është prononcuar sot kur Afganistani është në Ditë Zie pas vrasje së 80 njerëzve duke thënë se do revanshohet.

Afganistani sot ka Ditë Zie kombëtare pasi dy sulme vetëvrasëse me bombë që ndodhën gjatë një proteste lanë të vrarë 80 njerëz dhe 230 të lënduar.

Në një prononcim për TV, Presidenti Ashraf Ghani ka thënë se do ti dënojë përgjegjësit e këtij sulmi

“Do të marrë hak ndaj fajtorëve” ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar ndihmë autoriteteve të Afganistanit për të inevstiguar sulmin.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka ndaluar për 10 ditë të tjerë çfarë do lloj mbledhje të këtij lloji.

Përgjegjësin për këtë sulm e ka DAESH, një grup që ka një histori të përleshjeve me komunitetin Hazara.

“Dy ushtarë të DAESH kanë denotuar eksplozivin që kishin në bel në këtë protestë të Shiitëve… në qytetin e Kabulit në Afganistan”, Amaq një faqe e lidhur me DAESH.

Situata është e rëndë në këtë qytetet, ku shumë gjakë ka. Qyteti është i trazuar përcjell gazetari i Al Jazeera./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit