1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajmi i fundit – ” Dështoj edhe një puç”

Më të lexuarat

 

” Dështoj edhe një puç”

Mbrëmë në emisionin ” Rubikon ” dështoj edhe një puç tjetër, i organizuar dhe orkestruar nga moderatori i ketij emisioni Adriatik Kelmendi ( që po e personifikoj ne menyrë figurative sikur ” Fetullah Gyleni ” ), ku të ftuarit e tij ishin dy ekspertë të sigurisë ( si ” Gjeneralët ” e tij ), Dardan Gashi ( si ” Tankist ” , ku detyra e tij ishte të bombardonte ) dhe Gëzim Kelmendi ( si ” Erdogani ” ).
Pse dështoj puçi?
Puçi dështoj sepse të dy ekspertët ” Gjeneralët ” nuk i kryen detyrat e tyre si duhet, e poashtu edhe ” Tankistit ” i kishte dal afati i predhës së tij dhe në vend që të bombardonte shënjestrën, i pelciti atij vet, e kjo hiq më pak se 32 milion euro, kështu që organizatori u detyrua që të ja ndal zërin Gëzim Kelmendit dhe i tha që të del përjashta, ashtu si e bëri ” Fetullah Gyleni “qe e morri Televisionin shtetëror ” TRT ” dhe e perhapënn lajmin që Erdogani po kërkon azil herë në Berlin, e herë në Londër, e Romë.
Atëherë moderatori i emisionit – ” organizatori ” me të përfunduar emisioni, shkruajti në profilin e tij të Facebook – it se deri më tani nuk kam dështuar por kësaj here PO, ashtu si të gjitha puçet që kanë qenë të sukseshme në Turqi deri me tani por kesaj here JO.
Poashtu pastaj edhe Gëzim Kelmendi në profilin e tij e sqaroj se ky ishte nje puç i organizuar nga moderatori i ” Rubikonit ” dhe dështoj.

Ne fund Erdogani dhe Gezimi ju pershendet me nje M’PUQ.

Florik Haxhikadrija
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit