0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Koshtunica: Ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje e mirë

Më të lexuarat

Ish-kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, ka deklaruar sot se ndarja e Kosovës nuk do të ishte zgjidhje e mirë.

“Kjo është zgjidhja më e keqe në krahasim me diçka që vërtet do të thotë mbrojtje e integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti”, ka thënë Koshtunica për televizionin serb, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte ndarja e saj. “Assesi nuk bën të lypset zgjidhja me një model të tillë. Serbia duhet të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, ngase në këtë mënyrë e ka fituar përkrahjen e Federatës ruse”, ka shtuar Koshtunica. Ai po ashtu ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta pranojë as modelin e dy Gjermanive për, siç ka thënë, zgjidhjen e problemit të Kosovës./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit