3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hernia diskale dhe nervi shiatik, ja bimët që e kurojnë

Më të lexuarat

Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërc në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur keëhtu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.

Hernia diskale

Sëmundja prek më shumë moshën 20-24 vjeçare. Shkaku i hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizjeje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo një sforcim fizik i pa kontrolluar. Shenjat: i sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar. Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes. Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend. Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin. Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik. Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë. Shtylla kurrizore ka 34 vertebra dhe 23 disqe, dhe kur shkaktohet hernia diskale, pra kur del disku të paktën brenda 2-3 muajve, atëherë shërohet në mënyrë konservative me masazh. Një profesor i njohur në një broshurë të tij thotë se: “në masën 90% të rasteve shërohet me mënyrë konservative me ilaçe dhe masazh, dhe vetëm 10% kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, kur kanë dy apo më shumë disqe të dala, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj të sëmurë, ose e kanë lënë pas dore pa mjekim”. I sëmuri me herne diskale duhet të qëndrojë disa ditë i shtrirë në krevat të fortë ortopedik. Duhet të vendosni korse të fortë lumbare me fije çeliku që të mos lejojë belin të përkulet dhe të mbajë qëndrim perpendikular për të mos lejuar ngacmimin e nervit.

Nervi shiatik

Nervi shiatik është ai që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1).

Mjekim popullor

Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca. Por ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji./zhurnal

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit