Një anëtar i parlamentit të ri të Somalisë është qëlluar për vdekje në kryeqytetin e vendit, Mogadishu.
Raportet thonë se sulmuesit qëlluan Mustafa Haxhi Malimin, derisa po largohej nga një xhami pas faljes së namazit të akshamit.
Kreu i Parlamentit, Mohamed Osman Xhavari, tha se ligjvënësi u vra nga “elementët që janë të njohura për mizori”, duke iu referuar me sa duket grupit militant islamist al-Shabab, raporton REL.
Grupi shpesh ka organizuar sulme në Mogadishu, që kur është larguar jashtë kryeqytetit në vitin e kaluar.
Ligjvënësi i vrarë, që ishte vjehrri i ish presidentit Ahmed Sharif Sheikh, është deputeti i parë që vihet në shënjestër që nga zgjedhja e asamblesë së re në muajin gusht