3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

10 gjëra që nuk i dini për Rusinë

Më të lexuarat

Jo vetëm vodka. Rusia është mjaft e pasur nga pikëpamja energjetike, por edhe një ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në botë

Çfarë dimë në të vërtetë për vendin e 8 më të pasur në botë dhe që me sipërfaqe 17 milionë katrorë është shteti me sipërfaqen më të madhe? Më poshtë janë 10 fakte që mund t’ju befasojnë.

1 – Rusia është e pasur me burime energjetike. Ajo ka 1.163 miliardë metra kub rezerva gazi natyror, ekuivalente me rreth 13.2 miliardë pishina olimpike noti.

2 – E pasur me naftë. Federata Ruse ka 87 miliardë fuçi rezerva të mjaftueshme për 75 vjet pavarësi energjetike, duke pasur parasysh se vendi konsumon afërsisht 3,2 milionë fuçi naftë në ditë

3 – Rusia gjithashtu ka 695 tonë uranium, më shumë se çdo vend tjetër në botë (SHBA është e dyta me 604 tonë). Ky është një lloj uraniumi i domosdoshëm për prodhimin e energjisë bërthamore.

4 – Territori rus është i ndarë në 9 zona të ndryshme kohore (një tjetër rekord botëror). Deri në vitin 2010 ishin 11 të tilla. Zgjedhja për të reduktuar zonat erdhi nga qeveria, për të zgjidhur një sërë problemesh të transportit dhe të komunikimit.

5 – Transporti. Çdo ditë, 9 milionë njerëz hipin në metro në Moskë, duke e bërë atë sistemin e dytë më të ngarkuar të metrove në botë (pas Tokios). Ai u hap në vitin 1935.

6 – Në mesin e rekordeve negative të vendit është korrupsioni. Rusia është në vendin e 127 në klasifikimin vjetor të Trasparency International. Këtu bëhet fjalë për kostot e punëve publike.

7 – Një tjetër rekord negativ është përdorimi i alkoolit. Çdo rus konsumon mesatarisht 18 litra alkool në vit: dyfishi i sasisë që ekspertët thonë se është e rrezikshme për shëndetin. Konsumimi i tepërt shkakton 500 mijë vdekje në vit.

8 – Situata nuk është më mirë edhe kur bëhet fjalë për krimin: Rusia ka një nivel vrasjesh 9.7 për 100 mijë banorë, rreth dyfishin e vrasjeve në SHBA.

9 – Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Rusia është vendi i pestë më i rrezikshëm në botë për gazetarët. Që nga viti 1992, janë vrarë 56 gazetarë.

10 -Rusia është një vend me pabarazi të theksuara ekonomike. Sipas hulumtimit nga Wealth-X International, Rusia renditet e dyta në klasifikimin botëror të miliarderëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit