3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ja njoftimi i babait të Almirit që të djeg shpirtin, për varrimin e të birit 4 vjeçar (Foto)

Më të lexuarat

Sedat Aliu ka mbledhur forcat e fundit për të njoftuar të interesuarit për vdekjen e të birit, Almirit 4 vjeçar i cili ishte viktimë e nacionalizmit të prapambetur të një Maqedonasi B.I po nga Kumanova i cili për shkaqe banale sulmoi familjen Aliu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Ju njoftoj se varrimi i djalit tim Almirit do të bëhet në kohën e namazit të Iqindisë” shkruan Sedat Aliu, prindi i Almirit.
Përndryshe arsyeja e sulmit nga maqedonasi B.I, sipas Sedat Aliut, është ky ”Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

 

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllai im A. A dhe nipi im S.D, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen Sedat Aliu.

Varrimi do të bëhet tek varrezat muslimane të qytetit, të cilat gjenden pasi të kalohet ‘Lagjja e Trimave’ në rrugën për fshatin Rramanli./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit