-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Komuna e Deçanit padit kompaninë austriake, shkeli ligjin me hidrocentralet

Më të lexuarat

Komuna e Deçanit tash e katër vite ka nisur ndërtimin e tri hidrocentraleve. Ndërtimin e hidrocentraleve e ka nisur kompania ‘Kelkos–Energy’ nga Austria në partneritet me Komunën e Deçanit, ku vlera fillestare e investimit ka qenë 55 milionë euro.

Mirëpo, siç duket punët nuk janë duke shkuar mirë në mes Komunës së Deçanit dhe investitorit, e kjo për faktin se një pjesë e Lumëbardhit të Deçanit ka mbetur pa ujë.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë për Telegrafin se investitori nuk po i respekton lejet përkatëse të lëshuara nga MMPH-ja dhe kontratën në të cilën shkruan qartë që asnjëherë nuk guxon të mbetet nën 30 për qind të ujit në lum.

“Verës, nëse ujërat zvogëlohen, atëherë duhet që hidrocentralet të mos punojnë fare! Dhe ne nuk do të lejojmë një gjendje të tillë çfarë ishte gjatë ditës së sotme”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka treguar se sot kanë iniciuar një padi përmes Policisë së Kosovës ndaj investitorit.

“Sot është iniciuar një padi përmes policisë së Kosovës dhe me të gjitha mjetet ligjore do t’i përdorim nëse nuk respektohet kontrata! Jemi për investime prandaj edhe e kemi përkrahur! Por investitori duhet detyrimisht ta respektojë kontratën dhe lejet e marrura në institucionet qendrore”, u shpreh Selmanaj.

I pari i komunës së Deçanit më tej ka theksuar se investitori e ka për obligim që ta kthej gjendjen siç ka qenë, dhe se ky është një prej obligimeve që del nga kontrata.

E mungesën e ujit në një pjesë të Lumëbardhit, Adem Lushaj nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur e ka konsideruar krim mjedisor.

hidro3

“Për rastin që Lumëbardhi i Deçanit është pa ujë, gjë që shkakton katastrofë ekologjike, kemi njoftuar policinë në komunën tonë ku edhe kemi lëshuar një deklaratë me shkrime, duke thënë se këtu kemi të bëjmë me krim mjedisor”, ka thënë Lushaj për Telegrafin.

Ai ka shtuar se i janë drejtuar edhe Kryeprokurorit për hetimin e rastit të ndërtimit të hidrocentraleve, sepse sipas tij është shkelur ligji i vitit 2008 neni 5 për zonat e mbrojtura.

“Kemi kërkuar nga organet e hetuesisë për hetim të mëtejmë të rastit, gjë që janë në procedurë e sipër”, u shpreh Lushaj.

Nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve pritet që rreth 50 mijë familje në rajonin e Dukagjinit të furnizohen me energji elektrike.

hidro5

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit