-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mustafa thotë se kosovarët kërkojnë të kthehen nga ISIS-i

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka folur sërish për luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga sulmet terroriste, duke thënë se shtetasit e Kosovës po kërkojnë të kthehen nga ISIS.
Sipas kryeministrit, Kosova aktualisht qëndron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmendur edhe mos shkuarjen e asnjë kosovari në Irak dhe Siri që tetë muaj.
Në këtë mes, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe një fakt interesant sipas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS po kërkojnë të kthehen në Kosovë, ka thënë Mustafa në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.
“Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë rënë atje ose janë akoma në këto fronte sepse disa prej tyre dëshirojnë të kthehen nga ISIS-i, por është problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë masa të mira janë ndërmarr për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuarjen në luftërat e huaja”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit