1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rektori Gashi e shkel ligjin

Më të lexuarat

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës (UP), Ibrahim Gashi, ka shkelur statutin e këtij Universiteti ende pa marrë detyrën. Gashi të shtunën është kthyer nga një vizitë zyrtare, të realizuar së bashku me një delegacion të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kroaci. Këtë vizitë, ai e ka bërë duke u thirrur si rektori i Universitetit të Prishtinës (UP).

Gashi, jo ligjërisht ka përfaqësuar UP-në në takimet gjatë vizitës në Kroaci, ku është takuar me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Zagrebit.

Ndërkaq, sipas nenit 26 të statutit të UP-së, pika e pestë, mandati i rregullt i rektorit fillon më 1 tetor. Megjithëkëtë, Gashit nuk i është pritur të marrë kompetencat për këtë post, pa iu transferuar nga paraardhësi i tij ligjërisht, me një tetor. Gjatë kësaj vizite të kryesuar nga dy zëvendësministrat e Arsimit, Nehat Mustafa dhe Usmen Baldzi, Gashi dhe të tjerët janë takuar edhe me rektor e dekanë universitetesh.

“Delegacioni kosovar zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shtetërore, duke filluar me zëvendësministren për arsim zonjën Marija Llugariq; anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ne Parlamentin kroat; rektorin dhe dekanët e fakulteteve të Universitetit të Zagrebit…”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve nga MASHT-i.

Në këtë njoftim theksohet se pjesëmarrës në takime “ishin Ibrahim Gashi, rektori i posazgjedhur në Universitetin e Prishtinës, Bajram Berisha, prorektor aktual në Universitetin e Prishtinës”. Gashi, madje edhe në përmbylljen e Seminarit XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më 25 gusht ka folur në cilësinë e të parit të UP-së. Në këtë ceremoni, Gashi si rektor i ri i Universitetit të Prishtinës, këtë institucion e ka cilësuar me peshë të veçantë për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe njohjen e saj në botë.

Mirëpo, deri më tash në UP, nuk është vërejtur se ndonjë rektor i sapozgjedhur merr mandatin qoftë dhe me prezantime nëpër konferenca, apo institucione pa ardhur koha e mandatit të tij. Këtë paligjshmëri, Gashit ia ka legalizuar vetë Ministria e Arsimit.

Ky dikaster, Gashin e vlerëson si person adekuat për të përfaqësuar UP-në, përderisa rektori aktual Mujë Rugova, nuk shihet i thirrur për ta përfaqësuar këtë institucion, edhe pse ligji ia lejon atij të përfaqësojë këtë universitet.

Një nga bashkëpuntorët e tij, Bajram Berisha, prorektori aktual për mësim, po ashtu ka marrë pjesë në këtë konferencë, por jo si shoqërues i rektorit që e ka emëruar, Rugovës, mirëpo, i rektorit të ri, Gashtit. Berisha, është dhe një nga të përfolurit për kandidat i mundshëm për prorektor për shkencë në këtë Universitet, post i cili nuk ka ekzistuar në UP.

Burime zyrtare të gazetës bëjnë të ditur, madje se ky post do të krijohet i ri. E, Gashi, lavdërohet nga MASHT-i. Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë për gazetën se vizitën e tij, Gashi e ka realizuar si rektor në ardhje. Sipas tij, kjo është bërë në marrëveshje me menaxhmentin e vjetër, shkruan “Zëri”.

Ai e quan Gashin person përgjegjës për të përfaqësuar UP-në dhe për të lidhur bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Zagrebit, marrëdhënie këto që i duhen gjatë ushtrimit të mandatit të tij. Ai ka thënë se Gashi ka prezantuar vizionin e tij për UP-në, si një model i ngritjes së cilësisë në UP. Gazeta ka provuar disa herë të kontaktojë me rektorin Rugova, por nuk ka arritur të marrë në telefon.

As rektori i sapozgjedhur i UP-së, Ibrahim Gashin nuk është lajmëruar në thirrjet telefonike të redaksisë, për t’u prononcuar rreth kësaj çështjeje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit