9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shtëpia e Bardhë: Shumica e viktimave të DAESH-it janë muslimanët e pafajshëm

Më të lexuarat

Shumica e organizatave përdorin Islamin për të realizuar aktivitetet e tyre të përgjakshme dhe nihiliste, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, transmeton Anadolu Agency (AA).
Earnest në konferencën e rregullt ditore për shtyp iu referua sulmit të armatosur mbrëmjen e së shtunës në klubin e natës në Orlando të Floridas. Në sulm, përfshirë edhe sulmuesin janë vrarë 50 persona. 
Duke pasur parasysh se sulmuesi Omar Mateen më parë kishte shfaqur pikëpamjet e tij radikale përmes rrjeteve sociale, i pyetur nëse sulmi mund të karakterizohet si akt i “terrorizmit radikal islamik”, Earnest, tha se FBI-ja është duke punuar në përcaktimin e përfshirjes së organizatave të caktuara terroriste në këtë sulm. 
“Shumë organizata përdorin fenë. Realiteti është se shumica e këtyre organizatave përdorin Islamin për të realizuar aktivitetet e tyre të përgjakshme dhe nihiliste. Këtë në disa raste e ka theksuar edhe presidenti Obama”, u shpreh ai. 
Sipas Earnest, organizatat po përdorin Islamin si një mbulesë për të paraqitur veten si udhëheqës fetarë të cilët janë duke luftuar kundër SHBA-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit