8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Meta pas takimit: Kërkova nga Basha miratimin e Reformës në Drejtësi

Më të lexuarat

Takim prej më shumë se 2 orësh mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të Opozitës Lulzim Basha nuk ka prodhuar konsensusin e shumëpritur për reformën në drejtësi, por palët mbetën ta hapur për dialog.
“Falenderoj Bashën për takimin. Basha shprehu angazhimin e opozitës. Kërkova miratimin e paketës kushtetuese sa më shpejt. Basha me shprehehu angazhimin për të miratuar draftin e reformës në drejtësi.” tha Meta nga selia e Kuvendit.

Meta tha se Basha e kishte njohur me të vetmen çështje që sipas opozitës ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja.

Ai tha se është i hapur për dialog me opozitën për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Meta u shpreh se i ka kërkuar ndjesë për gabimin në kalendarin e kuvendit, ku reforma në drejtësi u fut në axhendën 3 javore të Kuvendit pa miratimin e Opozitës, duke shtuar se ishte një keqkuptim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit