4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gjimnazi islamik në Zagreb i vetmi në Evropë

Më të lexuarat

Gjimnazi islamik “Dr. Ahmed Smajloviç” është vendosur në katin e parë të xhamisë së Zagrebit. Ky është gjimnazi i parë i këtij lloji në Evropë, jo vetëm për rendin dhe qetësinë që mbizotëron në korridoret e shkollës, por për programin akademik të gjimnazit me katër lëndë fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i gjimnazit islamik “Dr. Ahmad Smajloviç” Mevludi Arslani tha se kjo shkollë është e vetmja sipas programit të saj në të gjithë Evropën, ndoshta edhe më gjerë, sepse rrallë gjendet gjimnaz i cili ka katër lëndë fetare islame.

Gjimnazi mbanë emrin e njejtë si të medresesë e cila u themelua në vitin 1992 si rezultat i valës së madhe të muhaxhirëve-refugjatëve nga Bosnjë e Hercegovina në Kroaci. Atëherë meshihati themeloi shkollën e parë të verës, e më pas edhe medresenë.

Bordi i shkollës në vitin 2007 vendosi që medreseja të transformohet në gjimnaz islamik e cila punon sipas programit të përgjithshëm arsimor me katër lëndë zgjedhore, gjegjësisht obligative. Këto janë: Gjuha arabe, kultura dhe qytetërimi islam, Kur’ani dhe shkencat Kur’anore dhe shkencat fetare.

Në medresenë e Zagrebit kanë kaluar 15 gjenerata, dhe kanë diplomuar 411 prej tyre. Numri i të regjistruarve ishte shumë më i lartë, por pasi që njerëzit në Zagreb qëndronin vetëm përkohësisht, ata ishin në gjendje që të regjistrohen dhe të vazhdojnë arsimimin e tyre në vendet tjera.

“Janë krijuar kushte të mjaftueshme për nevojat e komunitetit, dhe nuk donim që në entin për punësim të lajmërohen ata që kishin përfunduar medresenë e Zagrebit dhe të mbesin pa punë”, thotë drejtori Arslani.

Me përfundimin e gjimnazit islamik, mundësitë janë shumë më të mëdha, dhe nxënësit mund të regjistrohen në cilin do kolegj kudo në botë, që nuk ishte rasti i njëjtë edhe me medresenë, sepse ata mund të studionin vetëm shkencat humane.

Këtë vit shkollor, mësimet ndjekin 97 nxënës nga e gjithë Kroacia, dhe disa janë nga Sllovenia dhe BeH-ja. Rreth 90 përqind e nxënësve janë nga Kroacia, dhe pjesa tjetër janë të huaj, ndërsa në medrese ishte e kundërta.

“Synimi ynë është që nxënësit e shkollës sonë të janë nga Kroacia, sepse duam të punojmë në mënyrë strategjike, që studentët që diplomohen të jenë vullnetarë dhe të udhëheqin komunitetin islam. Kemi nevojë për imamë, mësues feje, ekonomistë, gjuhëtarë, biologë, kimistë, inxhinierë, etj”, thotë Arslani.

Një përqindje e madhe e gjimnazistëve vazhdojnë arsimimin e tyre në fakultet.

“Kemi nxënës në të gjitha fakultetet, shkolla jonë së pari është edukative, pastaj arsimore dhe duam që nesër këta nxënës të jenë anëtarë të vyeshëm, jo vetëm për komunitetin të cilin i përkasin, por edhe në shoqërinë kroate”, thotë drejtori./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit