0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prokuroria: Kërkesat për viza thirreshin në ‘Familjen Rugova’

Më të lexuarat

Pas 26 muaj të hetimeve prokurori i EULEX-it, Allen Cancisck, erdhi në përfundim se ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj Ukë Rugovës dhe 19 persona të tjerë për krim të organizuar lidhur me kontrabandë me emigrantë.

Sipas prokurorit Cansick, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza Shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë.

Sipas prokurorisë, këto viza ishin afatshkurtra për turizëm 30 ditor dhe të vlefshme deri në 6 muaj.
Aplikacione për viza Shengen, më saktësisht 38 aplikacione për vizë Shengen italiane janë gjetur edhe në bastisjen në vendbanimin e Ukë Rugovës gjatë bastisjeve të urdhëruara nga prokurori i Eulex-it.

Sipas aktakuzës së prokurorit Cansick, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë, një kopje të dosjes së tyre lidhur ku ndër të tjera përfshihet edhe emri i ish-ambasadorit ambasadorin italian në Kosovë, Michael Giffoni, zyrtarin administrativ, Fawzi Habbib si dhe punonjësi lokal i ambasadës italiane në Kosovë, Florian Petani.

Në raportin e dërguar nga prokuroria italiane janë të përfshira 609 dosje të vizave. Të gjitha këto dosje janë të bëra në ambasadën italiane në Prishtinë nga periudha 3 gusht 2012 deri më shtator 2013.

Në këtë dosje të pranuar nga prokuroria italiane, përfshihen dy raporte, njëri nga ta është lidhur me ambasadorin Giffoni, ndërsa tjetri është lidhur me Fawzi Habib, shef i shërbimeve konsullore.

Raporti i prokurorisë italiane për Giffonin thotë se dosjet e vizave të aplikuesve kosovarë në Prishtinë, mund të ndahen në katër kategori, dhe të gjitha këto kategori kishin një të përbashkët, thirrjen në familjen Rugova.

Kategoria e parë e këtyre dosjeve, janë dosjet e nënshkruara nga Ukë Rugova, dhe të adresuara për ambasadorin Giffoni, ndërsa ata që i kërkonin këto viza ishin, të afërm, anëtarë të shërbimit të sigurimit të familjes, dhe asistent teknik.

Kategoria e dytë, gjithashtu përfshin letrat e nënshkruara nga Ukë Rugova dhe te adresuara për ambasadorin, me titullin, “Familja e Presidentit Rugova”. Ndërsa letra përmban një deklaratë të Ukë Rugovës që garantonte se individi që kërkon vizë është i njohur për të dhe se qëllimi i vizitës në itali, ishte turistik.

Kategoria e tretë ishte “Familja e Presidentit Rugova, Shërbimi i Sigurimit”, ndërsa kategoria e katërt, përmbante letrën “Familja Rugova”.

E dhënë interesante e aktakuzës është se kërkuesit kanë qenë nën moshën 25 vjeçare, ndërsa ka pasur raste ku ka pasur edhe të mitur. Në raportin e prokurorisë italiane për Gifonnin thuhet se vizat ishin pranuar jashtë orarit të zakonshëm të punës, si dhe aplikacionet nuk kanë kaluar përmes kanaleve normale të furnizuesit të jashtëm të vizave apo përmes departamentit të vizave në ambasadë.

Raporti i prokurorisë italiane për ambasadorin Giffoni sugjeron se aplikacionet janë trajtuar direkt nga ambasadori, i ndihmuar nga i akuzuari Florian Petani, punonjës vendor në ambasadë.

Raporti i prokurorisë italiane konstaton se aplikacionet e vizave nuk kanë përmbushur as kërkesat elementare të përcaktuara me rregulloret në fuqi.

Nga 556 vizat e lëshuara për aplikuesit kosovarë, në aktakuzë thuhet se 347 janë nënshkruar nga ambasadori Giffoni ndërsa 209 nga Fawzi Habib.

Prokuroria pretendon se të gjithë dëshmitarët thonë se nuk e kanë marrë sigurimin e tyre dhe se dokumentet e vetme të tyre të ofruara ishin pasaportat dhe fotografitë.

Gjithashtu dëshmitarët që kishin garancinë personale në dosjet e tyre kanë mohuar se e njihnin Ukë Rugovën, ose ta kenë takuar atë personalisht, ose të kishin kërkuar nga ai një letër të tillë, megjithatë atë sipas prokurorisë shumica e dëshmitarëve kanë pranuar se arë kanë paguar individë të njohur ose të panjohur për vizat e tyre përafërsisht 3000 ose 4000 mijë euro.

Për të vërtetuar të gjitha këto pretendime, prokurori Cansick, përveç provave tjera ka planifikuar që në shqyrtimin gjyqësor të ftoj hiç më pak se 178 dëshmitarë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka caktuar datën e shqyrtimit fillestar të këtij rasti.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me avokatin e Ukë Rugovës, Nexhat Shabani, por ai ka thënë se nuk ka autorizim të flas nga klienti i tij.

Në këtë rast së bashku me Ukë Rugovën të akuzuar janë edhe, Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Latif Voca, Valon Selimi dhe Fadil Ahmeti. /Kallxo.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit