1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Organizatat terroriste forcën më të madhe e marrin nga qëndrimi i pavendosur ndaj tyre”

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së “Takimit të 3-të ministrave përgjegjës për ujin të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik” i mbajtur në hotelin Conrad në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në fjalimin e tij u shpreh se: “Deri tani shuma financiare që ne kemi shpenzuar për Sirianë ka tejkaluar 10 miliardë dollarë. Këto janë vetëm shpenzimet që janë me faturë, por po aq janë edhe shpenzimet, ndihmat që kanë kryer organizatat e shoqërisë civile dhe bashkitë tona. Këtu flasim për shpenzime të cilat vazhdojnë çdo ditë. Nëse na vjen burimi i premtuar do të kemi mundësinë për të përmirësuar më tej situatat e mysafirëve tanë. Në vendin tonë po strehohen 3 milionë njerëz, dhe asnjëri nuk është i uritur dhe të gjithë ne i kemi përballuar. Po e lë mënjanë qëndrimin e pavendosur dhe të pasinqertë të vendeve të BE-së, dhe me të vërtetë vendet islame duhet t’i ndihmojnë këto njerëz. Unë besoj se në periudhat e ardhshme do të tregohet një qëndrim i ndjeshëm.”

Presidenti Erdoğan u shpreh se duhet të vendoset në zbatim Dokumenti i vizionit rreth Ujit të miratuar në Konferencën e Ministrave të zhvilluar në vitin 2012 në Stamboll.

“Këtë dëshiroj ta theksoj duke e nënvizuar. Ne nënshkruajmë këto marrëveshje, këto dokumente, por kur vjen puna tek zbatimi i tyre nuk i vendosim në zbatim. Nëse do të ulemi të flasim dhe shpërndahemi pa i vënë në zbatim atëherë edhe bollëku i këtyre takimeve humbet. Ne duhet të marrim rezultate nga këto takime sepse nëse nuk i marrim atëherë çdo punë vete bosh. Uroj që me këto vendime të marra në takime të ofrojnë kontribute në përshpejtimin edhe të hapave të bashkëpunimit të Këshillit të Ujit dhe të kontribuojë në nivelin e mirëqenies në gjeografinë muslimane”, – u shpreh Erdoğan.

– Na kërkojnë projekte, teksa ne jemi duke i zbatuar të gjitha këto projekte”-

Duke përdorur shprehjen se dramat që po përjetojnë refugjatët në vendet e Europës burojnë nga ndryshimi i pikëpamjeve, Erdoğan, u shpreh më tej se: “Ashtu siç dihet në kuadër të anëtarësimit tonë në BE pala përballë ashtu siç ka përgjegjësinë për liberalizmin e vizave na kanë servirur përpara shumë kushte. Njëra prej tyre ishte sigurimi i burimit të të ardhurave prej 3 miliardë eruosh që do të ofronin ndaj nesh për përmirësimin e kushteve të refugjatëve sirianë në vendin tonë. Sigurisht që ne do të jemi të lumtur për një mbështetje të tillë nga BE-ja për vendin tonë që kryen një punë të tillë që prej 6 vitesh. Kjo është një mbështetje e cila nuk hyn në buxhetin tonë, por që do të vejë direkt për vëllezërit tanë sirianë. Nga ne kërkojnë projekte, të cilat ne këto i kemi vendosur të gjitha në zbatim. Çfarë projekti?”.

Ndër të tjera duke theksuar se për vendet e zhvilluara të OBI-së është shumë e rëndësishme që të ofrojnë ndihmë për vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara Erdoğan ka pohuar se: “Zbatimi i këtyre mbështetjeve dhe bashkëpunimeve kryesisht në sektorin e ujit është një prej shërbimeve më të mira që do të bëhen për muslimanët. Njëra prej tyre është uji dhe tjetra energjia elektrike. Ne këto duhet ti zbatojmë me sukses. Muslimanët në çështjen e ujit dhe të energjisë elektrike duhet të jenë në solidarizim dhe nuk duhet të duhet të privohen nga ky bekim.”

– “Ky qëndrim i pavendosur deri kur?”-

Presidenti Erdoğan duke cekur edhe shpërthimin e ndodhur në fshatin Tanışık në qytetin Diyarbakır të Turqisë u shpreh: “Ky qëndrim i pavendosur deri kur? Këtu bëhet fjalë për një akt tentativë e organizatës terroriste për të masakruar qindra njerëz të pafajshëm dhe për 16 qytetarë tanë të cilët penguan me jetën e tyre këtë akt. Normalisht një akt i tillë ku një kamion i mbushur plotë me lëndë shpërthyese për ta përdorur në mes të qytetit nga organizata terroriste duhej të gjente një jehonë serioze në botë dhe të dënohej ashpër. Edhe më parë kanë ndodhur disa akte të ngjashme terroriste dhe bota ndaj këtyre ka qëndruar e heshtur. Organizata terroriste separatiste operon lehtësisht nën emra të ndryshëm madje edhe mbështetet kryesisht në disa vende të Europës dhe askush nuk nxjerr zërin kundrejt kësaj ngjarjeje. Kur ndodh në Paris, Bruksel ka jehonë, ndërsa në Lahor, Ankara, Stamboll dhe në Diyarbakir heshtin. Ja pikërisht nga kjo ne na djeg zemra. Ky qëndrim i pavendosur deri kur? Ne vërejmë se politika nuk është e drejtë në botë.”

“Gjithmonë e kemi shprehur se problemi më i rëndësishëm i botë sot nuk është vetëm terrorizmi. Sot problemi më i rëndësishëm i botës është dyfytyrësia përballë organizatave terroriste, dhe qëndrimi i pasinqertë. Kjo sepse organizatat terroriste forcën më të madhe, mbështetjen më të madhe e marrin nga ky qëndrim. Vendet që kontrollojnë sektorin e armëve personalisht vetë i japin armë këtyre terroristëve”, – u shpreh Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit