8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Telekomi, marrëveshje me uzurpator

Më të lexuarat

Operatori publik i telefonisë mobile “Vala” është duke reklamuar brenda ambienteve të saj produkte të kompanisë “Gama”, e cila në bazë të listës së publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) figuron si uzurpatore e pronës shoqërore.

Në disa nga pikat e shitjes së Telekomit të Kosovës reklamohen telefona “Samsung” për shitjen e të cilëve është distributor kompania “Gama Elektronik”.

Gazeta “Zëri” ka gjetur se kompania “Gama” ka të uzurpuar objektin e shitjes dhe një parcelë toke në hyrje të Prishtinës. “Mustafë Bucaliu ka të uzurpuar një parcelë dhe një ndërtesë të NSH-së ‘Magjistralja’, te bulevardi “Bill Klinton” dhe te rrethi në Fushë Kosovë. Ndërtesa është në madhësi prej 1872 metra katrorë, ndërsa toka është në hapësirë prej 6546 metra katrorë’, tregon raporti i publikuar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për asetet shoqërore të uzurpuara aktualisht.

Objekti me emrin e biznesit “Gama Elektronik”, i uzurpuar, është ndër pikat kryesore të shitjes së kësaj kompanie. Ndonëse ka pritur disa ditë, gazeta nuk ka marrë përgjigje nga Zyra për Informim e Telekomit të Kosovës lidhur me procedurat dhe marrëveshjen se si ka hyrë “Gama” brenda zyrave të Telekomit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit