0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Politikani Belg kërkon shqiptar për të vrarë një pedofil

Më të lexuarat

Abuzim jo vetëm i një karriere të pa kokë politike të Jurgen Verstrepen por edhe një diskriminim i popullit shqiptar kudo në botë. Ai vendos popullin shqiptar si vrasës te cilët janë te gatshëm te vrasin për para.

Fjala është për lirimin e bashkëshortes së pedofilit vrasës Marc Doutroux i cili kishte dhunuar 8 fëmijë pastaj kishte vrarë 2 nga ta.

Ditën e djeshme Jurgen Verstrepen iu ishte bashkangjitur disa demostrantëve të cilët ishin mbledhur për të kundërshtuar lirimin e tij. “Erdha të të shof se ku kanë sjellur Bishën e egër” ishin fjalët e para të tija sapo iu bashkëngjit masës protestuese, njoftoi pc-netz.ch.

” Do mbledhim para të paguajmë një shqiptar që të vret këtë bishë” ishin fjalët shtesë të tija!

Më vonë duke nxitur popullatë e cila provonte të sulmoj bashkëshorten e pedofilit e cila ishte e mbyllur në një klostër e liruar ditë më parë nga burgu, Jurgen Verstreppen spjegon se “Po do e bëjmë atë por jo me shqiptarët ngase ata janë tejet të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar i cili do e bënte për një çikëz drogë” shpjegon ai para kamerave diku rreh orës 23:45 ditën e Martë.(INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit