3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ndëshkohen tejet lehtë marinsat që dogjën Kuranin

Më të lexuarat

Gjashtë ushtarë amerikanë janë ndëshkuar me masa disiplinore për djegien e 100 librave të Kuranit dhe teksteve të tjera fetare në Afganistan, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt.

Ata nuk do të përballen me proçedim kriminal lidhur me ngjarjen, që shkaktoi kryengritje që morën të paktën 30 jetë dhe vranë dy ushtarë amerikanë.

Hetimi thotë se nuk ka pasur qëllime dashakeqe për të fyer Islamin. Tre marinsa janë ndëshkuar gjithashtu për një video në të cilën ata shfaqen duke urinuar mbi trupat e talebanëve të vdekur.

Për djegien e librave të shenjtë, gjashtë ushtarët do të përballen me ndëshkime administrative që mund të përfshijnë masa si reduktim të gradës, detyrime shtesë dhe gjobë për të paguar.

Në të gdhirë të 20 shkurtit, presidenti afgan Hamid Karzai bëri thirrje për një proçes publik për ushtarët e përfshirë. Zyra e tij tha për “Associated Press” se Karzai do të shprehet lidhur me vendimet më vonë gjatë së martës.

Videot e xhiruara tregonin se deri në 100 Kuranë dhe tekste të tjera fetare u dogjën në Bagram Air Field, një bazë ajrore amerikane në veri të Kabulit.

Rreth 53 Kuranë dhe 162 libra të tjerë fetare u rekuperuan nga vendi ku ishin djegur. Të gjitha tekstet ishin dëmtuar nga zjarri, ndërsa vetëm një e treta e tyre ishin dëmtuar lehtë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit