0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ja çfarë ndodh me ju nëse përdorni kohë të gjatë rrjetet sociale

Më të lexuarat

Njerëzit të cilët përdorin shumë mediat sociale janë të ekspozuar shumë ndaj depresionit, ka treguar studimi i fundit.

Instituti kombëtar për shëndetin mendor në SHBA ka kryer një studim në lidhje me rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre tek njerëzit, përcjell lajmi.net
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një lidhje tepër të ngushtë mes rrjeteve sociale dhe depresionit tek të rinjtë.

Studimi gjithashtu ka vërejtur se niveli i depresionit rritej me rritjen e kohës së përdorimit të rrjeteve sociale brenda javës.

Por ndërlidhja mes depresionit dhe rrjeteve sociale është komplekse dhe ende duhen studime më të detajuara për të kalkuluar faktorët tjerë që mund të ndikojnë./lajmi.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit