0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çfarë do ndodhë me trupin tim kur të ndërpres kontraceptivët? Përgjigjen gjinekologët

Më të lexuarat

Një ditë e re, një dozë tjetër ditore estrogjeni dhe progestini. Kombinimi klasik i kontraceptivëve Ortho Tri-Cyclen ka qënë shoku yt i pandarë për një kohë shumë të gjatë dhe gjatë kësaj kohe e ke shijuar lirinë dhe qetësinë që të ka dhënë. Megjithatë kur kanë kaluar shumë vjet, ti pyet mos është mirë t’i lësh, shkruan Revista Class.

Dhe pse nuk po mendon të bëhesh nënë, nuk ndihesh rehat kur mendon që ke marrë hormone për një kohë kaq të gjatë. Ke menduar t’i ndërpresësh, por ideja mos të ndryshon trupi, mos do kesh perioda të tmerrshme, shpërthim hormonesh etj., të ka detyruar ta shtysh gjithmonë për më vonë, por tani është vonë. Nëse je në fazën e vendimit, por ende ke frikë zgjedhjen nuk mund ta bësh e vetme, prandaj është mirë të dëgjosh gjinekologun çfarë mund të ndodhë me trupin.

Le të fillojmë me lajmin e keq. “Mund të rritet rreziku i kancerit të qafës së mitrës”, thonë mjekët duke pohuar edhe që komuniteti i tyre ende nuk e ka zbuluar pse mund të ndodhë kjo. Më pak e mistershme është rritja e shifrës së kancerit të gjirit. “Ka shumë mundësi që ndodh nga ekspozimi më i lartë me estrogjen”. Doza e estrogjenit në pilulën Ortho Tri-Cyclen është pak më e lartë sesa pilulat e tjera, jo ndonjë diferencë e madhe, por shpesh femrat kërkojnë një opsion me nivel më të ulët sepse më pak estrogjen në trup, më mirë për ne. Ndërprerja e pilulës nuk do ta rregullojë menjëherë problemin, megjithatë. “Niveli i rrezikshëm kërkon kohë për t’u arritur”, thonë mjekët ashtu si do duhen pesë deri në dhjetë vjet për t’u kthyer në nivelin normal. Uf!

Megjithatë mjekët thonë që pilula mund të të ketë bërë edhe mirë që në kohën kur e ke nisur. “Ajo të mbron nga kistet e vezoreve dhe rritjet e indeve jashtë mitrës. Sa më shumë t’i vazhdosh aq më gjatë të mbron nga kanceri i mitrës dhe vezoreve”. Disa mjekë mendojnë që avantazhet tejkalojnë rreziqet. Duke qenë që pilulat parandalojnë ovulimin, makineria jote e vogël e vezëve është e fjetur: mungesa e aktivitetit do të thotë që po shmang hormonet dhe proceset që të vënë në rrezik. “Ti ke pak gjakderdhje, por nuk ka stimulim të madh hormonal kështu që ka më pak shanse për kancer të mitrës”, thonë mjekët.

Periodat gjatë kësaj kohe kur përdor pilul, janë diçka e lehtë, zgjasin vetëm nja dy ditë, pothuajse pa dhembje dhe pa fluks. Duhet të jesh gati për një zgjim të dhunshëm nga kjo periudhë qetësie, paralajmërojnë gjinekologët. “Trupi do të ovulojë si dikur. Periodat mund të jenë më të shumta dhe më të dhimbshme. Mund të ndjesh një ndryshim dramatik gjatë atyre ditëve, sepse me pilulën, çdo gjë ishte e kamufluar”. Do të duhen tre deri në gjashtë muaj që cikli të kthehet në rregullsinë e tij natyrale.

Edhe gjendja mendore do të tronditet gjithashtu. Ti mund të jesh me humor të lëkundur dhe je e shqetësuar për çfarë mund të ndodhë pasi hormonet të lihen të lirë, por sipas mjekëve ky është një rrezik për t’u marrë. “Do ndihesh me siguri ndryshe”, paralajmërojnë ata. Se si do ndihesh ndryshe është për t’u mësuar. Disa femra thonë që ndihen vetvetja me pilulën, të tjera pikërisht të kundërtën.

Për fat, për diçka nuk duhet të shqetësohesh: ndryshimet në peshë. Ka shumë pak të dhëna për shtimin në peshë të grave kur ato fillojnë ose ndërpresin pilulën”, sipas mjekëve. “Është shumë individuale. Shumica e grave nuk kanë ndonjë ndryshim kur e ndërpresin.”

Për të gjitha përgjigjet, gjinekologët thonë që ka ende disa paqartësi, si për shembull nëse do e përballosh si duhet vrullin hormonal.

Pasi i thamë të gjitha këto, shpresojmë të ndiheni më mirë me idenë për ta ndërprerë pilulën sepse po nuk e provuat nuk do e dini kurrë. Frikërat tregojnë sa pak e njeh veten. Vjen një moshë kur duhet të kesh një ide të qartë sesi funksionon trupi. E armatosur me disa njohuri mund ta kesh më të lehtë t’i thuash lamtumirë pilulës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit