-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A do japë Britania 1.8 miliard sterlina për Shqipërinë dhe Turqinë?

Më të lexuarat

Këto ditë mediat kanë raportuar se Shqipëria dhe Turqia nuk do të mund të përfitojnë 1.8 miliard sterlina, në rast se Britania e Madhe del nga Bashkimi Europian.

Avokatët e daljes së Britanisë nga BE thonë se vendi i tyre do të duhet të paguajë 1.8 miliard sterlina deri në vitin 2020 për të inkurajuar Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë që të bashkohen me BE-në.

Si është e vërteta?

BBC thotë se përgjatë shtatë viteve, Britania duhet të kontribuojë me 1.2 miliard sterlina në buxhetin e BE për të ndihmuar këto vende kandidate.

Këtë thonë pak a shumë dhe avokatët që mbrojnë largimin e Britanisë nga BE, duke shtuar se pjesa tjetër prej 640 milionë sterlina do jepet pas marrëveshjes së fundit mes Turqisë dhe BE-së. BBC thotë se kjo shifër është 250 milionë sterlina.

Në vitin 2014, BE ra dakord që të përdorë 11.7 miliardë euro nga buxheti i saj shtatëvjeçar për të ndihmuar shtatë vendet kandidate për të kryer reforma politike dhe ekonomike.

Turqia do të marrë një total prej 4.5 miliardë euro për shtatë vite, Shqipëria do të marrë 649 milionë euro.

Sipas BBC, nga shtatë vendet e ndihmuara nga BE, Turqia ka progresuar më shumë, por nuk ka shans të bashkohet me BE-në gjatë dhjetë viteve në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit