-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

KUR’ANI PËRFITON ZEMRËN E NJË PROFESORI TE SHBA-VE

Më të lexuarat

Dr. Xhefri Lleng (Jeffrey Lang) është profesor i Matematikës në Universitetin e Kanzasit, një prej universiteteve më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka filluar udhëtimin e vet fetar më 30 janar 1954, kur është lindur në një familje Romano-Katolike në Bridgefort, Konektikat. Nëpër shkolla Katolike i ka kaluar 18 vitet e para të jetës së tij, të cilat e kanë lënë atë me shumë pyetje pa përgjigje lidhur me Zotin dhe fenë Krishtere, thotë Lleng duke rrëfyer tregimin e tij se si ka arritur deri te Islami.

“Sikurse shumica e fëmijëve mbrapa në të 60-tat e vonshme dhe 70-tat e hershme, edhe unë fillova të pyetem për të gjitha vlerat që i kishim në atë kohë politike, sociale dhe religjioze”, thotë Lleng. “Kam qenë kundërshtar ndaj të gjitha institucioneve që shoqëria i konsideronte të shenjta duke përfshirë edhe Kishën Katolike”, thotë ai.
Deri në kohën kur ai arrin të 18-tat, Lleng veç më ishte bërë axhami i plotë Ateist. “Nëse ka Zot dhe Ai është i Gjithmëshirshëm dhe më i dashuri, pse atëherë ka vuajtje në këtë botë? Pse Ai nuk na dërgon neve thjesht në Xhennet? Pse të krijon gjithë këta njerëz që të vuajnë?” Këto ishin pyetjet që i vinin në mendjen e tij në ato ditë”.
Si profesor i matematikës në Universitetin e San Franciscos, Lleng gjeti fenë e tij, ku Zoti më në fund është realitet. Kjo i është treguar atij prej disa shokëve Muslimanë që ai kishte takuar po në atë universitet. “Ne bisedonim rreth fesë, unë ua parashtroja pyetjet e mia, dhe kam qenë me të vërtetë i befasuar lidhur me atë se si aq kujdesshëm ata i vlerësonin përgjigjet e tyre”, thotë Lleng.
Dr. Lleng kishte takuar një student Saudian me pamje mbretërore, Mahmud Kendil (Mahmoud Qandeel), i cili kishte tërhequr vëmendjen e tërë klasës në momentin kur ai kishte hyrë në të. Kur Lleng e kishte pyetur një pyetje lidhur me hulumtimet mjekësore, Kendil i ishte përgjigjur pyetjes në gjuhën angleze të folur në mënyrë perfekte dhe me vetësigurim të madh.
Ç’dokush e njihte Kendilin – kryetari i bashkësisë, shefi policor dhe njeriu i rëndomtë. Së bashku, profesori dhe studenti, kishin qenë në të gjitha vendet shkëlqyese ku nuk kishte hare apo gëzim por vetëm buzëqeshje. Dhe në fund Kendili befasisht ia ka dhënë Kur’anin dhe disa libra për Islamin. Lleng vet e lexon Kur’anin, gjen vetë rrugën deri te salla studentore për namaz në universitet, dhe në të vërtetë dorëzohet pa shumë kundërshtim. Ai ka qenë i mundur prej Kur’anit. Dy kaptinat e para janë shkak për këtë ndeshje e cila ishte gjë fascinuese.
“Piktorët mund të bëjnë pikturë të atillë, ashtu që sytë e një portreti të duken sikur janë duke të përcjellur ty prej një vendi në tjetër, por cili autor mund të shkruajë një libër të shenjtë që parashikon ndryshimet e tua të përditshme?… ç’do natë unë do të formuloja pyetje dhe kundërshtime, dhe disi zbuloja përgjigjen ditën që vinte pas. Dukej sikur autori t’i lexonte idetë e mia dhe i shënonte me kohë në rreshta adekuat për leximin tim të ardhshëm. Unë e kam takuar veten time në ato faqe…”
Lleng e kryen namazin vazhdimisht pesë herë në ditë dhe gjen në të shumë kënaqësi shpirtërore. Ai e vlerëson namazin e sabahut si një nga ritualet më të bukura lëvizëse në Islam. “Duket sikur përkohësisht e lëshon këtë botë dhe komunikon me engjëjt në këndimin lavdërues ndaj Zotit para agimit.”
Në pyetjen se si ai e konsideron recitimin e Kur’anit aq të mrekullueshëm, kur ai është në gjuhën arabe, e cila është krejtësisht e huaj për të, ai përgjigjet: “Pse foshnja ndjen rehati prej zërit të nënës së vet?” Ai thotë që leximi i Kur’anit i ka dhënë shumë qetësim dhe fuqi në kohëra të vështira. Prej atëherë e më tutje, feja ka qenë çështje e praktikës për rritjen shpirtërore të Llengut.
Në anën tjetër, Lleng ka vazhduar karierën në Matematikë. Ai ka marrë diplomën për magjistër dhe doktoraturë prej Universitetit Përdju (Purdue). Lleng thotë se çdoherë ka qenë i fascinuar prej Matematikës. “Matematika është logjikuese. Ajo përbëhet prej përdorimit të fakteve dhe figurave për të gjetur përgjigje konkrete”, thotë Lleng. “Kjo është mënyra në të cilën mendja ime punon, dhe është frustrale kur unë ballafaqohem me gjëra që nuk kanë përgjigje konkrete. Duke patur një mendje që pranon ide me meritë faktuale, kjo bën që të besuarit në një religjion të jetë i vështirë, sepse shumica e religjioneve kërkojnë që të kesh besim”, thotë ai.
Si këshilltar në fakultet për “Bashkësinë e Studentëve Muslimanë”, Lleng thotë se e vlerëson veten si një ndërlidhës ndërmjet studentëve dhe universitetit të tyre. Ai merr leje prej autoriteteve universitare për mbajtjen e ligjëratave Islame. “Qëllimi i bërjes këshilltar fakultativ i tyre është që të ndihmohen ata në plotësimin e nevojave të tyre sa i takon të përshtaturit kulturës amerikane dhe procedurave të universitetit. Ata e çmojnë mundësinë për përmirësimin e koncepteve të gabuara”, thotë ai.
Lleng është martuar para 12-të viteve me një femër Saudiane, Raika. Ai ka shkruar disa libra për Islamin, të cilat janë më të lexuarat në bashkësinë Muslimane në Shtetet e Bashkuara. Një prej librave të tij më kryesorë është: “Edhe Engjëjt pyesin”, “Një udhëtim drejt Islamit në Amerikë”. Në këtë libër, Dr. Lleng ndan me lexuesit e tij shumë ndriçime të papritura mendore që janë shpalosur për të gjatë zbulimit të vetvetes së tij, dhe progresin brenda fesë islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit